Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy ditë pas mbritjes në kështjellën e Rambujesë delegacionet shqiptare dhe serbe kanë nisur të njihen me tekstin e projektmarrëveshjes së grupit të kontaktit. Ndërkohë të gjitha bisedimet për momentin po zhvillohen veçmas me delegacionin.

Sipas një lajmi të “Kosova Press” agjensia e lajmeve të UÇK-së, delegacioni i shqiptarëve kryesohet nga funksionari i ushtrisë çlirimtare Hashim Toçi dhe vetë Rugova e Qosja, kanë pozicionin e ndihmsave.

Ndërkohë që puna në Rambuje ka filluar intensivisht grupi i kontaktit ka njoftuar një takim të mundshëm fundjavën e ardhshme për të diskutuar mbi rezultatet e javës së parë të bisedimeve.

Po sot në Kosovë shqiptarët kanë qarë mbi të afërmit e tyre të vrarë nga policia serbe. Mijra vetë janë mbledhur në fshatin e Rugovës. Për të varrosur 9 viktimat e dhjetë ditëve më parë. Po sot në prishtinë janë varrosur edhe tre kosovarë të vrarë në atentat. Ky atentat është denuar edhe nga shefi i misionit të OSBE në Prishtinë Uilliam Uollker, i cili e pa vetë në mengjes vendin e tragjedisë./tvklan.al