Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një ditë pasi i kanë dhënë fund bojkotimit të administratës së përkohshme në Kosovë të drejtuar nga OKB-ja, disa lider serb morën pjesë dhe sot në një forum konsultativ shumë etnik nga i cili ata ishin tërhequr para 6 muajve. Tre përfaqësues serb morën pjesë si vëzhgues në një mbledhje të këshillit tranzitor të Kososvës, i krijuar nga administrate e OKB-së, për tu mundësuar komuniteteve të ndryshme etnike të Krahinës të shprehi opinionet e tyre lidhur me problemet më të cilat ndëshen.

Serbët kryesoheshin nga Rada Trajkoviç, e cila kishte hyrë një ditë më parë si vëzhguese në këshillin e administratës së përkohshme krijuar në dhjetor për të përfshirë komunitetet lokale në administratën e Kosovës që drejtohet nga OKB-ja që në vitin ’99.

Ndërkohë në Kosovë KFOR-i ka nisur mësimin e fëmijëve për tju shmangur minave. Nuk është hera e parë që minat godasin pas luftës në ish-Jugosllavi. Ky fëmijë Boshnjak është viktima më e fundit e një shpërthimi mine. Mësimi ka nisur nëpër klasa dhe në shumë ambjente të tjera./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori