Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, është shkarkuar të hënën nga detyra.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Agim Bahtiri, nënkryetar i Aleanca Kosova e Re, i cili nuk ka pranuar të japë më tepër detaje.

Ky vendim është marrë nga AKR, parti e së cilës i takon Gashi, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës për emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga radhët e AKR-së.

Bejtush Gashi është ministri i dytë i emëruar në këtë dikaster, pas Flamur Sefajt, i cili u shkarkua pas rastit të ekstradimit të shtetasve turq. Po sipas Klan Kosovës, në vend të Gashit pritet të emërohet Ekrem Mustafa nga komuna e Ferizajt./tvklan.al