NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por vetëm në mandatin a tyre origjinal.

Kështu është shprehur ekskluzivisht për KlanKosova.tv, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate.

“Që nga dhjetori i vitit 2017, e kam bërë të qartë se kjo lëvizje [procesi i transformimit] ishte në kohë të gabuar dhe që vendimi është marrë kundër këshillës që ka dhënë NATO. NATO vazhdon që ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj origjinal, përkatësisht atë të një force të mbrojtjes civile”, është shprehur Stolternberg.

“Me ndryshimin e mandatit Këshilli Atlantik i Veriut është duke rishqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Diskutimet në mes aleatësh rreth këtij qëllimi janë duke vazhduar”.

Stoltenberg është përgjigjur edhe rreth procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, proces të cilin ai e ka quajtur si çelës për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Thërrasim Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, në veçanti përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili për synim ka arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht të obligueshme, të cilën NATO vazhdon ta përkrahë. Ajo vazhdon të mbetet çështje me rëndësi për paqen dhe sigurinë e rajonit”.

Stoltenberg është pyetur edhe për angazhimin e mundshëm të FSK-së në misione të jashtme bashkë me NATO-në, lëvizjen e kufijëve në Ballkan, dhe të ardhmen e këtij rajoni, për çfarë ai shprehet se beson se është aleanca që vet e drejton tani.

INTERVISTA E PLOTË:

A po i ndjek NATO zhvillimet në Ballkan – veçanërisht në Ballkanin Perëndimor dhe cili është niveli i sigurisë në këtë rajon?

Jens Stoltenberg: Në përcjellim zhvillimet rajonale për së afërmi. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n, si dhe paqen dhe stabilitetin e Evropës. Demokracia, rendi dhe ligji, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë jetike për rajonin në përgjithësi.

Që prej fundit të viteve ’90-ta, forcat tona kanë ndihmuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, misioni ynë KFOR, vazhdon që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Thërrasim Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, në veçanti përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili për synim ka arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ligjërisht të obligjueshme, të cilën NATO vazhdon ta përkrahë. Ajo vazhdon të mbetet çështje me rëndësi  për paqen dhe sigurinë e rajonit. NATO, aleatët individualë dhe partnerët kanë ofruar ndihmë të rëndësishme mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor për ta penguar përhapjen e koronavirusit. Shumica dërmuese e mbështetjes është bërë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të Reagimit në Fatkeqësi të NATO-s. Në Kosovë, misioni ynë i KFOR-it ka ofruar ndihmë për përballjen me COVID-19 në dhjetëra komuna, në të mirë të të gjitha komuniteteve, përfshirë donacionet me ushqim dhe veshmbathje, bashkë me organizatat bëmirëse dhe Kryqin e Kuq.

Dhjetori i vitit 2020 ka shënuar dy vjet prej nisjes së procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjë që e patët kundërshtuar. Në pikëpamjen tuaj tash, si është duke shkuar ky proces dhe a jeni ende të mendimit se ishte gabim që ndodhi?

Jens Stoltenberg: Që nga dhjetori i vitit 2017, e kam bërë të qartë se kjo lëvizje ishte në kohë të gabuar dhe që vendimi është marrë kundër këshillës që ka dhënë NATO. NATO vazhdon që ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj origjinal, përkatësisht atë të një force të mbrojtjes civile. Me ndryshimin e mandatit Këshilli Atlantik i Veriut është duke rishqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Diskutimet në mes aleatësh rreth këtij qëllimi janë duke vazhduar. Siç e thash më parë, mbesim plotësisht të përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, përmes misionit tonë të KFOR-it si dhe përmes mbështetjes së procesit të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE, që e shohim si zgjidhje të vetme për situatën aktuale. Të dyja, Beogradi dhe Prishtina duhet të sigurohen që të mos ketë tensione në rajon, të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet të cilat mund të çojnë në eskalim dhe, të mbeten të përqendruara për të bërë progres në reforma dhe në dialog.

Në fund të 2020-ës, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore përmes së cilave Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të shërbejë në misione paqeruajtëse me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si e keni parë këtë lëvizje dhe kur NATO do t’i hapë dyert e saj për FSK-në në misione të tilla?

Jens Stoltenberg: Pozicioni ynë rreth FSK-së ka qenë i qartë dhe konsistent. Siç e thash, ne mbështesim zhvllimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj origjinal, përkatësisht të frocës së mbrotjes civile. Pas ndryshimit të mandatit ne po rishikojnë nivelin e angazhimit tonë me FSK-në.

Kjo nuk ka ndikuar në angazhimin tonë për siguri në Kosovë dhe stabilitet rajonal, të cilat mbesin të palëkundura. Misioni ynë i KFOR-it vazhdon i vazhdon aktivitetet e përditshme – nën mandatin e Kombeve të Bashkuara – me synim sigurimin e një mjedisi të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aspiratë historike e popullit të Kosovës është ajo që një ditë Ushtria e Kosovës të jetë pjesë e Aleancës së NATO-s. Kur mendoni se do të mund të ndodhë pranimi i Kosovës në NATO?

Jens Stoltenberg: S’dua të bëj spekulime rreth së ardhmes. Së fundmi në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. E mirëprita atë që shumë votues me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje. Çfarë është me rëndësi tash është për t’u siguruar që autoritetet zgjdhore kosovare ta bëjnë punën e tyre dhe ta çojnë procesin e zgjedhje në përfundim në përputshmëri me rendin dhe ligjin.

Është barabartësisht e rëndësishme që institucionet e Kosovës të mbesin të fokusuara në lëvizjen para drejtë procesit të reformave dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për ta rritur një normalzim gjithpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht brenda kornizës së Dialogut të ndërmjetësuar nga BE, së cilit NATO i jep mbështetje të plotë.

NATO do të vazhdojë që ta luajë pjesën e rolit të saj – përmes KFOR – për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Si e shihni lidhjen e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe pranimin e saj në organizata ndërkombëtare si NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara, etj?

Jens Stoltenberg: Nuk më takon mua që të komentoj proceset e organizatave të tjera ndërkombëtare, por çfarë mund të them është se dialogu për normalizim të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prisjtinës përfaqëson platformën e vetme për ta arritur zgjidhjen e qëndrueshme.

Kështu që, unë inkurajoj të dyja palët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike dhe të luajnë rol konsturktiv përpara një të ardhmje më të mirë për Kosovën dhe rajonin. Gjithashtu besoj fort se e ardhmja e tërë Ballkanit Perëndimor ndodhet në familjen Euro-Atlantike.

Një ide që është përfolur shpesh në vitet e fundit është ndryshimi i kufijëve – një herë ai në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ideja e përmendur gjatë fushatës së fundit zgjedhore nga politikanë kosovarë ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në rast se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Siç e dimë Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ajo që ju pyes juve është: A ekziston mundësia që një shtet anëtar i NATO-s të mund ta ndryshojë kufirin, apo që një shtet tjetër t’i bashkohet atij?

Jens Stoltenberg: Mbi çështjen e ndryshimit të kufijve së cilës i referoheni, nuk është punë e NATO-s. KFOR-i do të vazhdojnë misionin sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara për të siguruar ambient të sigurt dhe të garantojë lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, për aq sa është e nevojshme; dhe në mbështesim plotësisht dialogun Beograd-Prishtinë; është në fakt me rëndësi që një proces i tillë të vazhdojë, pasi që është i rëndësishmë për paqen dhe sigurinë rajonale.

Nuk do të ketë përspektivë reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, as për serbët as për shqiptarët, pa pasur respektim të plotë të drejtave të njeriut dhe të drejtat e komuniteteve. Dialogu konstruktiv është çelësi për stabilitetin rajonal. KFOR do të marrë masat e nevojshme për ta mbajtur një mjedis të sigurt në Kosovë tërë kohën, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara./klankosova