10 të shtëna në drejtim të varkës patrulluese

Njësia policore e Stacionit të Mbikëqyrjen e Kufirit të Kosovës është sulmuar këtë të shtunë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi kur efektivët  po vendosnin një varke patrulluese në Liqenin e Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se kanë qenë afërsisht 10 të shtëna të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit. Plumbat kanë rënë shumë pranë barkës së Policisë. Fatmirësisht nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në ndihmë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia e Kosovës thotë se po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta hetojë incidentin, ndërsa thekson se shprehet e gatshme për të vendosur sigurinë dhe luftuar kontrabandën në këtë zonë.

Ka reaguar kryeministri Albin Kurti që në një mesazh në rrjetet sociale thotë se sot rrugët në veri janë pa barrikada, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar”.

6 ditë më parë pati një situatë tensioni në veri të Kosovës, ku serbët bllokuan dy pikat kufitare të Jarinës dhe Bërnjakut duke kundërshtuar vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitetin.

Tv Klan