Hollbruk kishte takimin e rradhës me presidentin e Kosovës Ibrahim  Rugova për të cilin ndërhyrja ushtarake është shpresa e vetme për popullin kosovar. Më vonë gjatë një takimi tre orësh me Millosheviç, Hollbruk i paraqet atij një plan me gjashtë pika për tërheqjen e forcave serbe nga rajoni dhe rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Gjatë këtij plani,përfshihet dhe hetimi i civilëve në Kosovë. Ndërkohë Serbia po përgatitet për mbrojtje dhe ka nisur mobilizimin dhe rekrutimin e ushtarëve të saj. Nga ana tjetër këshilli i përhershëm për NATOn u mblodh për të diskutuar disa anë teknike në lidhje me një urdhër veprimi lidhur me objektivat që duhen mbajtur, rregullat e hapjes së zjarrit dhe politikën e informacionit në rast të një ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

Pamje takimi Hollbruk me Ibrahim Rugovën, takimi Hollbruk me Sllopodan Millosheviç. Pamje ushtria serbe, pamje nga Keshilli Europian, Kosovë shtëpi të djegura./tvklan.al

Gazetar : Mirela Milori