“Trupat serbe nuk janë tërhequr nga territori i Kosovës dhe duhet ta bëjnë këtë gjë menjëherë.” Kështu ka deklaruar Solana mbrëmë gjatë një takimi me Millosheviç. Ultimatumi i NATOs për Millosheviç pëfundon nesër në orën 7 të mëngjesit ku brenda kësaj ore trupat speciale duhet të jenë tërhequr, në të kundërt NATO do të nderhyjë me avionët e saj. Kancelari Schreder i ka kërkuar Parlamentit Gjerman që të miratojë avionët e luftës në rast ndërhyje ushtarake në Kosovë. Ndërsa Klauslinkel ka deklaruar se nëse refugjatët kosovarë nuk kthehen në shtëpitë e tyre para dimrit, atëherë do të kemi një katastrofë humanitare. Në konferencën për shtyp, Rugova kërkoi që trupat e NATOs të hyjnë në Kosovë dhe vendimi për aktivizimin e saj të mbetet në fuqi dhe pas ultimatumit 96 orësh ndaj Beogradit. Ai ritheksoi se garancia më e mirë është që Kosova të jetë e pavarur. Në Kosovë gjendja vazhdon po njësoj ku forcat serbe vazhojnë të qëndrojnë në komunën Skënderaj me forca dhe armatime të reja.

Pamje Havier Solana konferencë, trupa ushtarakë Serbe./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori