Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Forcat amerikane në Kosovë nuk do të lëvizin jashtë territoreve të tyre të përcaktuara që më parë. Është kjo deklarata e Petangonit nëpërmjet zëdhënësit të saj Bekon. Duke ju referur konfliktit të fundit të Mitrovicës, ku forcat amerikane u instaluan në qytetin e ndarë, Bekon tha se kjo lëvizje u krye me insistimin e Uesli Klark gjeneralit suprem të Natos.

Gjithashtu administrata amerikane është e shqetësuar për situatën e tensionuar kohët e fundit në Kosovën Lindore ende nën administrimin serb. Kështu një funksionar irlandez i OKB-së është plagosur në të dyja këmbët në preshev dhe më tej është çuar në spitalin amerikan të Gjilanit. Ndërsa në Skënderaj është plagosur një tjetër parashutist rus i KFOR-it.

Keto incidente paraqesin shqetësim jo vetëm për administratën amerikane, pasi tregojnë se tensionet në Kosovën Lindore po përshkallëzohen./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori