Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Trupat amerikane në Kosovë tashmë të vendosura në kufi me Kosovën Lindore, arrestuan sot 9 shqiptarë të UÇPMB, ushtrisë çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Ushtarët amerikanë të cilët shërbejnë në forcën paqeruajtëse të KFOR-it, sekuestruan dhe një numër të madh armësh që I përkisnin ushtrisë shqiptare në Kosovën Lindore.

Aksioni ishte një përpjekje për të ndaluar rebelimet në kufirin me Serbinë. Ky operacion ishte pjesë e një strategjie amerikane për parandalimin e aktiviteteve të kalimit të kufirit nga grupe rebele duke përdorur Kosovën si bazë veprimi tha zëdhënësja e forcës Falcon.

Sasitë e armatimit të sekuestruara përfshinin 22 kuti me municone dhe më shumë se 200 uniforma. Ushtarët amerikanë kishin ndeshur në fusha të minuara por nuk kishte pasur viktima. Operacioni që kishte në shënjestër 5 baza ushtarake përgjatë një zone kufitare, u krye nga helikopterë dhe forca tokësore dhe zbuloi një lokalitet si bazë stërvitjeje./tvklan.al  

Gazetare – Mirla Milori