Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe Kryetari i OJQ “Eksodi 99”, Ali Topalli, kanë vënë gurin e themelit për monumentin kushtuar “Eksodit’99”, i cili do të inaugurohet më 15 Prill të këtij viti, në ditën kur 17 vjet më parë edhe filloi përndjekja e qytetarëve të Mitrovicës nga forcat  serbe.

Bahtiri tha me këtë rast se është mirë që po ngrihet ky monument kushtuar kësaj ngjarje, për të kuptuar gjeneratat e reja dhe për të mos harruar gjeneratat e tanishme se qytetarët e Mitrovicës ishin ata që pësuan më së shumti gjatë përndjekjes që ju bënë atyre paramilitarët, ushtria dhe policia serbe më 15, 16 dhe 17 prill të vitit 1999.

Monumenti do të vendosët  në parkun “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci“, në dalje të qytetit, në mes të rrugëve që të çojnë për në Pejë dhe Mal të Zi, raporton Klan Kosova./tvklan.al