gripi i deritGripi i derrit mbërin edhe në Kosovë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se ka humburr jetën nga gripi i derrit 57-vjeçarja me inicialet G.R.

Pacientja në fjalë,  ishte shtruar në spital më datën 2 mars me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkëri , por më pas u vërtetua se ajo ishte infektuar nga virusi AH1N1, e cila fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës bën me dije se prej datës 27 shkurt deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit të derrit, 30 prej tyre kanë rezultuar pozitive, nga ku 20 pacientë kanë rezultuar se janë të prekur nga virusi AH1N1.

redaksia tvklan.al/ M. Sejdini