Kosovë, vriten shqiptarët në mënyrë misterioze (3 Dhjetor 1998)

Kosovë, vriten shqiptarët në mënyrë misterioze (3 Dhjetor 1998)

15:18 03/12/1998

Një incident i mistershëm ndodhi në kufirin me ish-Jugosllvinë. Tetë shqiptare emrat e të cilëve nuk dihen janë vrarë nga një patrullë serbe. Gjithashtu edhe në Kosovë u vranë katër shqiptarë në mënyrë misterioze, të cilët u qëlluan nga disa të panjohur. Sipas ATSH-së agresoret ishin të veshur me uniforma të UÇK-së dhe nuk dihet nëse këta janë vrarë për larje hesapesh apo nga serbët.

Po sipas ATSH-së Shqipëria dhe Rusia janë grindur sot në konferencën për sigurimin Europian se kush do të jetë fajësuar për krizën në krahinën e Kosovës. Konflikti është përqëndruar ne një deklaratë për Kosovën e cila po hartohet në konferencën e OSBE-së./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi