Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë për t’u regjistruar në KQZ, partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizje Vetëvendosje kanë intensifikuar takimet për një marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Sot janë takuar sërish krerët e këtyre dy partive politike Isa Mustafa e Albin Kurti në një nga restorantet e Prishtinës.

Liburn Aliu nga LVV thotë se LDK-ja po bën kushtëzime.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë e mbyllur për media sa i përket koalicioneve parazgjedhore. Deri më tani vetëm kanë paralajmëruar se do të ketë befasi edhe nga kjo parti.

Shikuar nga praktikat e mëhershme, partitë politike gjithmonë e lënë ditën e fundit për të treguar për marrëveshjet e koalicioneve parazgjedhore, duke shikuar veprimet e njëra-tjetrës paraprakisht.

Ndërsa koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, u ka bërë thirrje partive politike që të respektohet barazia gjinore në lista zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 6 Tetor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan