Bordi i gazetarëve të Kosovës ka protestuar pas konflitit mes kryeministrit Isa Mustafa dhe gazetarit të “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, duke e trajtuar këtë rast si cënim të lirisë së shprehjes.

Siç raporton Klan Kosova, gazetarët protestuan para godinës së qeverisë duke i kërkuar Mustafës të dalë publikisht dhe të tregojë të vërtetën në lidhje me ngjarjen.

“Fol mos u tut” ishte motoja e protestueve.Gazetarët gjithashtu i kërkuan kryeminsitrit të kërkojë falje gazetarit Kajtazi për këcënimin që i ka bërë, ndërkohë që një ditë më parë Mustafa u shpreh se ai nuk ka kërkuar gazetarin.

Protesta u zhvillua pas publikimit të një artikulli nga “Insajderi”, artikull ku tregohej që vëllai i kryeministrit Mustafa  kishte kërkuar azil në Gjermani e Francë në vitin 2014./tvklan.al