Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, teksa ndodhet në vizitën e saj në Amerikë për herë të fundit si zyrtarja më e lartë e shtetit, u takua me zëvendëspresidentin amerikan Joe Beiden, të cilin e falënderoi për përkrahjen personale për Kosovën.

Jahjaga më pas u takua edhe me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, e cila e përgëzoi të parën e shtetit të Kosovës, për punën e saj gjatë mandatit në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, raporton Klan Kosova.

Takim pati edhe me Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nulandin ku me të diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, dhe situatën e sigurisë në vend./tvklan.al