Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas sulmit me molotov ndaj degës së Gjykatës Themelore në Lipjan.

Siç raporton “Klan Kosova”, me anë të një deklarate për mediat, ky Këshill e ka dënuar ashpër këtë sulm, duke e konsideruar si një veprim të ulët e kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sipas KGJK, veprime të tilla cënojnë vlerat themelore mbi të cilat bazohet shtetit i së drejtës.

Në deklaratë, Këshilli i bën thirrje organeve për kapjen e autorëve të këtij akti vandal.

Dega në Lipjan e Gjykatës Themelore të Prishtinë, u sulmua të shtunën me koktej molotovi. Nga sulmi pati vetëm dëme materiale, ndërsa policia tha se po punon për identifikimin e autorëve. /tvklan.al