Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje ditësh. Kështu është shprehur në një lidhje direkte nga Brukseli, Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, për

Klan Kosovën

.

Sipas Ministrit, pritet që nga kryeqyteti i Europës, të vijnë lajme të mira, pasi qeveria e Kosovës i ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave për vendin.

“Është krejtësisht e natyrshme të presim lajme të mira kur ne përmbushim detyrat tona për liberalizimin e vizave”. Kur ky konstatim pozitiv i përbushjes së kushteve vjen nga zoti Junker dhe përfaqësuesja e lartë e BE -së, Mogherini, ka pak vend për spekulime. Ne na mbetet të presim lajmin zyrtar dhe të ndjekim procedurat. Ky lajm do të vijë shumë shpejt, madje edhe më shpejt nga sa pritej”

, tha Çollaku për

Klan Kosovën

.

Ministri i Integrimit Europian konfirmoi se lajmi për liberalizimin e vizave mund të vijë brenda disa ditëve. /tvklan.al