Kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, bashkë me të akuzuarit e tjerë, është shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të në rastin “Kleçka”, shkruan Klan Kosova.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila e kishte shpallur atë të pafajshëm.

Rasti Kleçka ishte dërguar në Gjykatën e Apelit, me kërkesë të ish-prokurorit, Maorizio Salustro. Prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rigjykim apo dënim të të akuzuarve për krime lufte në fashtin Kleçkë.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.

Së bashku me Limaj Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm edhe Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn/tvklan.al