Kosovë/Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit bashkon pozitën me opozitën – TV KLAN

Kosovë/Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit bashkon pozitën me opozitën

Pak kohë pas incidenteve të ndodhura në Kuvendin e Kosovës ku u hodh gaz lotsjellës, liderët e partive politike nga pozita dhe opozita janë ulur së bashku në një tryezë diskutimi.

Kjo tryezë ka në fokus Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, marrëveshje e cila ka hyrë në fuqi me 1 Prill.

 “Si ta shndërrojmë MSA – në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?”– është tema e takimit, raporton Klan Kosova.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryetari i LëvizjesVetëvendosje Visar Ymeri dhe nënkryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, janë duke dhënë opinionet e tyre lidhur me rrugën e Kosovës drejt BE-së, përmes MSA-së. /tvklan.al

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*