Qeveria e kosovës pritet të riformatohet. Këtë e ka thënë kryeministri i Kosovës gjatë një vizite në një fabrikë pijesh në Suharekë. Ky riformatim do të bëhet pasi të vlerësohet performanca e ministrave që i kanë shërbyer deri më tani kabinetit qeveritar,raporton Klan Kosova.

Qeveria aktuale e Kosovës, është formuar në dhjetor të vitit 2014, pas 6 muaj ngërçi politik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në qershor të po atij viti.

Kabineti qeveritar prej 21 ministrash pritet të ristrukturohet së shpejti sipas kreut të qeverisë Isa Mustafa, partia e të cilit ka koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe./tvklan.al