Blloku opozitar i partive të Kosovës do bojkotojë seancën e nesërme parlamentare. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do të jenë prezent në zhvillimin e  seancën plenare që është vazhdim i seancës së kaluar.

Siç raporton “Radio Europa e Lirë”  qëndrimi i opozitës vazhdon të mbetet i njejtë.

“Ne si opozitë e bashkuar javën që shkoi e bojkotuam këtë seancë, me arsyetimet që i dha deputeti Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë”,- u shpreh zyrtari i Vetëvendosjes, Adonis Tahiri.

Ndërsa Muharrem Nitaj, anëtar i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës tha se ata refuzojnë të marrin pjesë në një kuvend ku mandate i tyre nuk ushtrohet në përputhje me Kushtetutën./tvklan.al