KOsoveKuvendi i Kosovës mblidhet sot sërish për të diskutuar për krijimin e Forcave të Armatosura.

Votimi për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në forca të Armatosura ishte parashikuar për të hënën.

Megjithatë, ky proces u shty pasi gjatë takimit që liderët e partive politike në rezidencën e ambasadores amerikane nuk ranë dakort për përfaqësimin e serbëve në Forcat e Armatosura.

Serbët kanë vënë kushtëzime, që në këmbim të votës për FAK-un të votohet vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një mandat.

Deputetët serbë kanë të drejtë vetoje për ndryshimet kushtetuese, ku përfshihet edhe krijimi i forcave të armatosura.

Ndërsa pala shqiptare kërkon të mos e bëjë të detyrueshme përfshirjen e serbëve në ushtri.

Gjatë ditës, Prishtinën do t’a vizitojë edhe komisioneri europian për zgjerimin Shtefan Fyle.

Veç takimeve me krerët e shtetit, Fyle do të marrë pjesë edhe në punën e Komisionit Kombëtar për Integrimet Europiane.

TV KLAN