Teksa temperaturat rriten, në vend të kostumit standard, ka një opsion shumë më modern.
Kostum me pantallona të shkurtra është tendenca më e fundit në botën e modës. Ky kostum i shkurtër është parë shumë së fundmi në sfilata dhe jo vetëm. Këtë vit, fokusi është tek xhaketat dhe pantollonat e shkurtra komode.
Për në zyrë apo shëtitje, ato meritojnë patjetër një vend në garderobën tuaj. Stilistët ju sugjerojnë të lini mënjanë kostumet e gjatë dhe të investoni në blerjen e këtij kombinimi të parezistueshëm.
Gigi Hadid është ndër të famshmet që është parë e veshur këto kohë me një kostum të shkurtër ngjyrë gri nga Brandon Maxwell.
Nuk është e nevojshme t’i kombinoni me taka, kostumit nuk i humbet eleganca. Në pjesën e sipërme, këmisha mbetet një zgjedhje e qëndrueshme dhe e përjetshme, por në frymën e pranverës dhe të gjitha tendencave të freskëta që ka sjellë ardhja e vitit 2023, ju sugjerojmë t’i jepni një shans sytjenave, apo një T-shirti të bardhë./tvklan.al