Prapaskenat e festivalit më të dashur për shqiptarët

Të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan dy netët e “Kënga Magjike”, ndërkohë që të shtunën zhvillohet nata finale. Këtë vit, ky festival vjen nën moton “këndo për të ndërtuar” pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit.

Por çfarë ka ndodhur gjatë dy netëve të “Kënga Magjike”? Gazetari i emisionit “Stop” ka qenë pas kuintave të festivalit dhe sjell intervista me humor me këngëtarët dhe protagonistët e këtij evenimenti.

Unë them që kot lodhesh o burrë se s’ke për ta fituar ndonjëherë Këngën Magjike.

Erik Lloshi: Edhe pse është viti i 8-të ëë? S’kam për ta fituar? Do tentoj vitin e 9-të, vitin 10-të.

Jo për gjë, po ti je dhe burrë i martuar, më mirë këto orë që shpenzon këtu shko la ndonjë pjatë a ndonjë gjë, a bëj punët e shtëpisë.

Erik Lloshi: Pse vetëm pjatat lajnë burrat e martuar? Bëjnë dhe gjëra të tjera.

Hë njëherë?

Erik Lloshi: Epo janë sekrete ato. Nuk t’i them dot ty.

**

Ej m’i kthe çik ato lekët që m’i more te parukieri për të rregulluar flokët dhe për t’u pispillosur.

Olsi Bylyku: Jo mor plak, më qerasi parukieri, s’më qerase ti.

**

O zemra po ngele duke vuajtur. Besoj këtë këngën për mua e ke pasur.

Fifi: Jo shpirt, jo s’ka lidhje me ty.

/tvklan.al