Përgatitja:

400 gr patate të vogla

300 gr galetë

100 gr miell

100 gr majonezë

50 gr gjalpë

50 gr kastravecë turshi

20 gr vaj ulliri

5 vezë

3 thelpinj hudhër

2 bërxolla derri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të kripë, tumerik dhe vendosim patatet që të ziejnë. Marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri bërxollat. Pasi patatet të ziejnë i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, hudhër, gjalpë dhe i fusim në furrë që të piqen për 7 minuta në 240 gradë. Më pas bërxollat e marinuara i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj kikiriku.  Vendosim në mikser majdanozin, hudhrën, kastravecin turshi, majonezën dhe i bëjmë krem të gjitha bashkë. Vendosim në pjatë kotëletën dhe patatet e pjekura, të cilat i shoqërojmë me kremin që përgatitëm me majonezë./tvklan.al