“Mendoj se po vjen momenti për të thënë “Po” ose “Jo” dhe ju i kuptoni vështirësitë që janë para jush”

, thotë Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT lidhur me zhvillimet e fundit në negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mendoj se udhëheqja në Shkup tani duhet të përfundojë me këtë, i kuptoi vështirësitë e mëdha që ekzistojnë për implementimin e marrëveshjes dhe kjo luajti një rol sikur dëshiron të ri-shqyrtojë marrëveshjen, për të diskutuar disa qartësi të caktuara të marrëveshjes, por unë jam shumë i sigurt dhe shpresoj se kjo së shpejti do të kalohet”

, tha Kotzias.

Ai tha se kjo ishte ndjenja e tij, se do të mbyllet çështja, por theksoi se “kurrë nuk duhet thënë kurrë, derisa nuk firmoset marrëveshja duke shfaqur shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti. Ai tha se 5-10 ditë më herët ose më vonë, nuk do të bëjë një ndryshim të madh./INA