Çifti mendon për një të ardhme së bashku

Nëse tatuazhi i Travis Barker me emrin e Kourtney-t nuk iu bindi, lajmi i tanishëm mund ta bëjë: dyshja flet për një martesë.

Sipas mediave rozë në SHBA, Kourtney dhe Travis janë të dashuruar dhe kanë folur për të patur një fejesë e martesë, ndërsa shton se “Kourtney ka kohë që nuk ka patur ndjenja kaq të forta me dikë dhe sheh një të ardhme me të”.

Marrëdhënia u mbajt e fshehtë deri në Janar, derisa çifti e konfirmoi në Instagram muajin tjetër.

Kardashian dhe Barker kanë qenë miq të afërt për një kohë të gjatë”, raporton shtypi amerikan.

Edhe pse nuk kanë qenë bashkë për disa kohë, kanë vite që njihen dhe kanë një lidhje të fortë. Familja e Kourtney s’e ka parë këtë të fundit kaq të lumtur prej kohësh dhe e duan Travis. Gjithashtu, ai shkon mirë me fëmijët dhe kjo i ka bërë gjërat më të lehta për ta”, përfundon ai.

Dyshja ka postuar herë pas here në Instagram momente të ndryshme me njëri-tjetrin, që nga ditëlindja e Kourtney e më pas nga pushimet, në të cilat duken shumë të afërt dhe intim me njëri-tjetrin.  /tvklan.al