Kourtney Kardashian duket se po shkëlqen nga të gjitha anët që pasi ka nisur lidhjen me Travis Barker. Mbrëmë ajo postoi një foto duke shkëlqyer në kuptimin e parë të fjalës, me një palë bikini fluoreshente gjatë një zhytjeje në orët e vona të natës në pishinë.

41-vjeçarja luajti me këndet në foto duke treguar format e saj të shkëlqyera fizike dhe i shoqëroi fotot me fjalët “jeta është veçse një ëndërr”.

Kourtney nuk etiketoi askënd për të treguar se kush i ka shkrepur fotot, por në InstaStory postoi foto të këpucëve të saj dhe Barker duke i lënë ndjekësit të kuptojnë se kush do e shoqëronte gjatë mbrëmjes. Ajo ka treguar se shpesh pas fotove të saj ka qenë edhe vajza 15-vjeçare e bateristit, Alabama, me të cilën ka një lidhje shumë të mirë./tvklan.al