Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp së bashku me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është shprehur se anëtarësimi i RMV-së në Bashkimin Europian ka qenë qëllimi i këtij shteti prej disa vitesh.
Dimitar Kovaçevski: Në mënyrë të sigurt, po i bashkohemi familjes së madhe evropiane. Ky ka qenë qëllimi ynë strategjik për shumë vite. Të njohim dhe pranojmë propozimin evropian që morëm, zgjedhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe në disa kohë. Çdo gjë që është autentike e jonë, do të mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe BE do të jetë më i pasur dhe më i bashkuar në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe ato të civilizimit. Ne e kemi thënë se jemi partner i BE dhe do të vijojmë të funksiojmë në këtë mënyrë.
Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski është shprehur se Republika e Maqedonisë së Veriut është gati për Bashkimin Europian.
Dimitar Kovaçevski: Ne jemi gati për BE-në. Sinqerisht jam shumë i lumtur së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikëpritje të BE-së. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do të jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do të na bëjë krenarë, një ditë që do të ofrojë siguri në të ardhmen evropiane. Ju faleminderit dhe iu uroj të gjithëve suksese./tvklan.al