Petkov: Vazhdon dialogu konstruktiv mes vendeve

Për momentin nuk ka një dokument të harmonizuar për zgjidhjen e kontestit me Sofjen, është shprehur i prerë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke bërë të ditur se vendi nuk është i lidhur për data lidhur me nisjen e negociatave me BE-në.

“Nuk ka dokument për të cilin janë dakorduar, që mund të jetë bazë për të marrë vendime në të dyja vendet. Kur flitet për datën në Qershor, ne nuk lidhemi për data për shkak se na duhet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, për të cilën do të duhet konsensus”.

Deklarata e Kryeministrit Kovaçevski vjen pas darkës joformale në Bruksel bashkë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kovaçevski tha se është biseduar veçmas edhe për statusin e çdo vendi, kurse me shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është biseduar edhe me negociatat Shkup – Sofje, duke mos përmendur detaje tjera. 

Nga ana tjetër mediat bullgare njoftojnë se Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes janë duke vazhduar. Siç njoftohet, ai ka kundërshtuar pretendimet se një marrëveshje konkrete do të nënshkruhet më 22 Maj, gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Maqedoninë e Veriut. 

Klan Maqedonia