Kozeta Kurti ishte në roli e recepsionistes në emisionin “Part Time” në Tv Klan, ku ka shfaqur si gjithmonë natyrën e saj shumë energjike. Ajo ka treguar për emisionin detaje nga jeta e saj personale, si sendin më të çmuar që ruan nga fëmijëria, fobinë më të madhe, dashurinë për artin, por jo vetëm…

E pyetur nëse statusi i saj si beqare do të ndryshojë, Kozeta i është përgjigjur me një “po” të prerë. E ndërsa kjo përgjigje e vuri në pikëpyetje Rudinën, pasi kurrë nuk e kishte parë me dikë në krah, Kozeta shprehet se ajo gjithmonë ka qenë tip i shoqëruar, por po ashtu e kamufluar.

Rudina Dembacaj: Po mirë moj Kozeta, pyetja ime e fundit është, për ta mbyllur me pak ëmbëlsi: Ke ndonjë gjë të re?

Kozeta Kurti: Po

Rudina Dembacaj: Do martohesh?

Kozeta Kurti: Po

Rudina Dembacaj:Do fejohesh?

Kozeta Kurti: Po.

Rudina Dembacaj: Ke ndonjë shok?

Kozeta Kurti: Po.

Rudina Dembacaj: Po?

Kozeta Kurti: Po moj, pa ma bërë pyetjen të thashë, po, po, po. Unë si them dot këto gjëra kaq hapur.

Rudina Dembacaj: A ka ndonjë ndryshim në jetën tënde personale, se s’të kemi parë kurrë me një mashkull publikisht?

Kozeta Kurti: Domethënë më keni parë me shumë gra?

Rudina Dembacaj: Jo publikisht po them, unë të kam parë me çuna që ke punuar, sepse ti je një tip shumë i shoqërueshëm. Tipa si ti nuk rrinë dot gjithë ditën me gra.

Kozeta Kurti: Po, unë jam një tip shumë i shoqërueshëm dhe shumë i kamuflueshëm në të njëjtën kohë.

Rudina Dembacaj: A e paska fshehur këtë gjë. Pra paskemi të reja./tvklan.al