Rruga e Qumështit shkëlqen nga pluhur diamantesh. Kështu zgjidhet misteri që prej dekadash ka shqetësuar astronomët. Shkencëtarët e zbuluan rastësisht gjatë vrojtimit të tre sistemeve planetare në krijim në galaktikën tonë.

Nga vrojtimi i karakteristikave, ata dolën në konkluzionin që përputhet me teorinë sipas së cilës, mikrovalat anormale e kanë origjinën nga kristalet e karbonit, që gjenden në pluhurat dhe gazrat që rrethojnë yjet e reja.

Studiuesit thonë se shkëlqimi që shohim në formën e mikrovalave është falë prezencës së nanodiamanteve që ndodhen kudo përreth në hapësirë. Studimi është kryer nga një grup kërkuesish të universiteit Britanik Cardiff dhe është publikuar në revistën ‘Nature Astronomy’.

Klan Plus