Gjyqtarja: Kam punuar me ndershmëri

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari është përballur për më shumë se 4 orë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese ka vlerësuar atë mbi dy kritere, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Referuar gjetjeve të vetingut ka rezultuar se gjyqtarja ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

Edhe pse ILDKPI ka deklaruar se Hajdari nuk ka fshehur pasurinë dhe e ka deklaruar, pas hetimeve të thelluara të KPK ka rezultuar se pallati 10 katësh pranë vilave gjermane në pronësi të saj është ndërtuar pa leje.

Nga ana tjetër edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar përshtatshmëri për vijimin e ushtrimit të detyrës si gjyqtare. Sipas DSIK, Hajdarit i është revokuar viza për në SHBA.

Përballë trupës gjykuese Hajdari kërkoi konfirmimin në detyrë me argumentin se ka punuar me ndershmëri dhe këmbënguli se nuk ka fshehur në asnjë moment pasurinë. Madje Hajdari u përlot, teksa u shpreh se ka qenë e kërcënuar për shkak të situatës së krijuar gjatë trazirave në Shqipëri.

Në lidhje me apartamentin me 10-të kate ajo deklaroi se është ndërtuar mbi truallin e një banesën që ka blerë bashkëshorti i saj Azem Hajdari në vitin 1995. Më pas banesa është rikonstruktuar pas një kredie të përfituar për shkak se ajo ishte e amortizuar.

Në lidhje me revokimin e vizës Hajdari u shpreh se përfaqësues të Ambasadës Amerikane i konfirmuan se revokimi i vizës ka ardhur për shkak se ajo është në fazë vetingu dhe jo për arsye të tjera. Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 Qershor kur pritet të vendoset edhe e ardhmja e saj në sistemin e drejtësisë.

Tv Klan