Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar mëngjesin e sotëm kreun e Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj, pasi janë konstatuar probleme me deklarimin e pasurisë. Gjatë hetimit KPK ka konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të  pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj.

Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament 170m2, të cilin e kishte blerë nga një firmë ndërtimi, ku Kreu i Gjykatës së Fierit me vendim gjyqësor i kishte dhënë lejen e ndërtimit.

KPK ka konstatua parregullsi edhe për shumën e parave prej  13.000 eurosh që ishin në llogari të bashkëshortes dhe gjyqtari nuk ka sqaruar burimin e krijimit të parave. Ndërsa gjatë hetimit është konstatuar se kjo shifër parash  ishin ftuar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone. Japupaj nuk ishte i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit./ABC News