Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar një buxhet prej 190 milionë lekësh, si fond për forcat politike për zgjedhjet e 2019. Shuma më madhe i takon Partisë Socialiste, e cila do të marrë nga ky institucion afro 86 milionë lekë.

Afërsisht e njëjta shumë do të ndahet mes 2 partive më të mëdha të opozitës. Përkatësisht, PD do të marre si fond për fushatën afro 52 milionë lekë dhe LSI, 27 milionë.

Pjesa e mbetur e fondit do të ndahet për PDIU-n, Lista e Barabartë dhe Social Demokratët.

Tv Klan