KQZ ka diskutuar sot rreth kartës së votuesve. Për këtë qëllim është vendosur të ngrihet një grup pune në qendër dhe nëngrupe në të gjithë qytetet. Grupi i punës do të përbëhet nga punonjës të administratës së komunave, prefekturave dhe bashkive si dhe do të propozohen nga këto institucione dhe miratohen nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është vendosur që me 1 shtator të vendoset pajisja e votuesve me kartë. Kështu rreth 1500 vetë në të gjithë vendin do të realizojnë këtë proces. Ndërkohë edhe sot partitë politike nuk kanë dorëzuar emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Deri tani një gjë të tillë e ka bërë vetëm Partia Socialiste, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Socialdemokrate.

Nëse deri nesër 4 partitë e tjera nuk paraqesin emrat, KQZ do të vendosë datën përfundimtare të mospranimit të tyre. Nga burime brenda KQZ mësohet se deri tani pranë këtij komisioni kanë paraqitur dokumentacionin 47 kandidatë të pavarur numri i të cilëve është vetëm në Tiranë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego