Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Presidenti Mejdani pritet të zgjidh konfliktin e hapur për përbërjen e Komisionit Qësndror të Zgjedhjeve. Pas kthimit nga SHBA, numri një i shtetit shqiptar mund të thërras në konsultime përfaqësues të opozitës Laço, Nderu, Bushati, si dhe nga PD për plotësimin e tre vendeve në KQZ.

Sipas anëtarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Kastriot Islami, do të shkohet drejt kompromisit të heshtur mes tre alternativave ekzistuese, për formulimin e KQZ. Në nenin 17 të projekt kodit të ri elektoral, neni i huazuar nga Kushtetuta për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në pikën 2 ku flitet për procedurën që ndjek presidenti mund të ketë shtesa. Interpretimi i këtij neni krijon hapësirë për kompromis.

Ndërkohë opozita ka kostatuar kontraditën mes nenit 32 të projekt kodit të hartuar nga qeveria dhe nenin 158 i paraqitur mbrëm vonë në parlament, në relacionin e komisionit parlamentar të ligjeve. Sipas projekt kodit i jepet e drejta e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Votimit Zonal partive që kanë fituar zgjedhje të përgjithshme, ndërsa opozita kërkon drejtimin e komisioneve në zonat ku ka fituar pushtetin lokal./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame