Në formularët e vetdeklarimit të 16 kandidatëve të zgjedhjeve të 11 Majit janë gjetur informacione dyshuese. Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar emrat në Prokurorinë e Përgjithshme, për të bërë verifikimet e nevojshme.
Nga forcat e mëdha politike nuk ka asnjë emër. Bëhet fjalë për një kandidat nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”, një kandidat nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, një kandidat nga Lëvizja “Bashkë”, një kandidat nga partia e Lulzim Bashës dhe dy nga Partia Mundësia.
Ndërsa nga 4 kandidatë janë koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj dhe 4 të Partisë Social Demokrate.
Në formularin e vetëdeklarimit shënohen të dhënat kryesore si emri/mbiemri, atësia/amësia, datëlindja, vendlindja dhe dokumenti i identifikimit. Krahas tyre, kandidati deklaron nëse është i/e dënuar ose jo.
Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe sjell përjashtimin e kandidatit nga çdo procedurë e mëtejshme.
Klan News