Deri tani mësohet se deri në mbrëmje numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet dhe KQZ do të ketë një panoramë të qartë të votës së qytetarëve.

Pas përfundimit të numërimit, QNR-së i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, tha zëdhënësi i këtij institucioni.

Po ashtu njoftohet se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 4 mars.

Zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në 14 Shkurt dhe fitues ka dalë Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti. Por edhe pse prej ditësh ka përfunduar numërimi i votave të qytetarëve që jetojnë në Kosovë, janë krijuar vonesa për votat e ardhura me postë./tvklan.al