Komisioneri Ilirjan Celibashi, në një dalje për gazetarët shpjegoi përse fletët e votimit pa vulë konsiderohen të pavlefshme, edhe në rastin kur gabimi mund të jetë nga një anëtar i komisionit.

“Po sepse vendosja e vulës ka të bëjë me integritetin e procesit zgjedhor dhe me sigurinë e fletës së votimit, ne duhet ta dimë që ajo fletë votimi është ashtu për faktin që e harroi komisioneri t’i verë vulën apo dikush e solli nga jashtë sepse nuk kishte mundësi t’i vinte një vule dhe ta bënte të vlefshme atë fletë votimi. Nuk e dimë për momentin, por iu përgjigja pyetjes që për këtë arsye është kjo zgjedhje. Sepse mund të vijë dikush nga jashtë, ka marrë një fletë votimi, nuk ka pasur mundësi të verë vulën, ka hedhur fletën e votimit në kuti bashkë me fletën e rregullt, i ka palosur të dyja ato, natyrshëm që nuk mund të vlerësohet ajo fletë votimi si e vlefshme”.

I pyetur nëse KQZ ka konstatuar raste të shit-blerjes së votës, Celibashi tha se për ato raste që do kenë informacion të plotë dhe zyrtar, do ta adresojnë nëse tek organi i prokurorisë.

KQZ ka përgjegjësi që ka, edhe pse sot edhe mund ta them, KQZ në njëlloj mënyrë është bërë, prokurori, polici gjyqësore, inspektor tatimor etj-etj, por ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt. Por ka disa fenomene negative të procesit zgjedhor, që në asnjë lloj mënyrë KQZ nuk mund ta adresojë. Ka institucione të tjera, që shumë mirë mund ta bëjnë detyrën e tyre. Shit-blerja e votës është vepër penale, si për atë që e shet po ashtu dhe për atë që e blen. Dhe në dijeninë time ka angazhim të organit të prokurorisë për të verifikuar situata të tilla. Ne për ato raste që do kemi informacionin të plotë dhe zyrtar, do ta adresojmë nëse ka nevojë për ta adresuar tek organi i prokurorisë”./tvklan.al