106 parti s’dorëzuan raportin financiar, 3 parti s’përfitojnë nga buxheti, numri i votave më pak se 1%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur 106 parti me nga 1 milionë lekë për shkak se nuk kanë dorëzuar raportin financiar, ndërsa 4 të tjera janë gjobitur për shkak se nuk e kanë dorëzuar atë në afatin e përcaktuar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi gjithashtu të mos kryejë kompensim financiar pas zgjedhor për të gjitha partitë pjesmarrëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë janë 3 parti pjesëmarrëse në zgjedhje të cilat nuk kanë përfituar fonde paradhënie dhe kanë marrë mandat në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për aleatët e PD-së, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë , e cila ka fituar 1 mandat, partia Lëvizja e Legalitetit – 1 mandat, partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 1 mandat.

Duke qenë se numri i votave të vlefshme për këto parti është më i vogël se 1%, ato nuk përfitojnë kompensim financiar.

Vota e çdo shqiptari të dhënë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit vlen 85 lekë të reja. KomisioniQendror i Zgjedhjeve ka bërë bilancin e buxhetit dhe u ka aorduar buxhetin partive në zgjedhje për çdo votë të fituar. Nga ky buxhet do të përfitojnë ato subjekte që kanë siguruar jo më pak se 1% të votave në rang vendi.

1. Partia Socialdemokrate (PSD) 35,475 vota 2,2479%

2. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 107.538 vota 6,8143%

3. Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” (PD-AN) 622.187 vota 39,4259%

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 768.134 vota 48,6741%

Për të gjitha këto vendime, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se mund të ankimohet brenda 3 ditëve.

Klan News