Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e dënoi me një gjobë prej 75 mijë lekësh të reja kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas ankesës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, KQZ e arsyetoi dënimin e Veliajt për mos raportim të aktiviteteve publike dhe për zhvillimin e veprimtarive të ndaluara.

Veliaj ka e ka kundërshtuar vendimin e komisionit Celibashi, me argumentin se po bën punën e tij si kryebashkiak, duke u dhënë shtëpi njerëzve. Veliaj ka akuzuar opozitën, për të cilët thotë se janë ankuar në KQZ që të ulin ritmin dhe të lënë qytetarët pa banesa.

Veliaj deklaron se ka strehuar 17 familje që flinin në çadra, ndërsa akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po “shton 5 vila në pandemi dhe po kandidon për kryeministër”.

Klan News