Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet t’i heqë emrin deputetit të ndjerë Bashkim Fino, nga fleta e votimit në qarkun e Fierit.

Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime të kandidatëve pas regjistrimit, Klan News mëson se kryekomisioneri ka hartuar fletë votimi ku vendi që i përkiste të ndjerit Fino, është bosh.

Fino ishte i 4-ti në listën e PS për deputet, në qarkun e Fierit.

Kandidatët e tjerë do të ruajnë të njëjtat pozicione si më parë.

Klan News