Pas seancës së parë, komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e antarëve të KQZ-së së re i drejtuar nga Damian Gjiknuri, do të zhvillojë dëgjesat me 28 kandidatët e tjerë nga lista prej 53 kandidatësh në total.

Ndër kandidatët e kualifikuar që konkurrojnë për të zënë 12 vendet vakante në pozicionet e Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerit, Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që do të pyeten sot pasdite janë emra të njohur si ish-kryetarët e KQZ-së Ilirjan Celibashi, Lefterie Luzi Lleshi, ish zv-Kryeministri në qeverinë Berisha 1, Ilirjan Rusmali. Kryekomisioneri i ri i zgjedhjeve do të ketë një mandat 7-vjeçar.

Të tjerë eskponentë të spikatur politikë që konkurrojnë për një vend në Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve si kryetarët e KQZ-së Klement Zguri, Kristaq Kume si dhe figura të njohura për publikun si ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku apo ish-deputeti demokrat Sali Shehu. Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 Tetor.

Klan Plus