Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga listat shumëemrore të PD dhe LSI. Listës së deputetëve të qarkut të Tiranës i shtohen  Halit Valteri nga radhët e PD dhe  Edmond Stojku nga LSI, po nga kjo forcë ka marrë mandatin e deputetin në qarkun e Korçës dhe Vasil Strejovski.

Po ashtu KQZ ka votuar pro dhënies së mandatit dhe për 4 deputetë të rinj nga radhët e Partisë Socialiste pas dorëheqjes së Pjerin Ndreut, Rakipit Sulit, Ilir Xhakollit dhe Nuri Belbes të cilët do të kandidojnë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Një nga 4 deputetët që do të ulet rishtazi në parlament është dhe kreu i FRESH-it Elio Hysko.

Tv Klan