Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani kanë mbërritur 157,495 vota nga diaspora. Mbi 67 mijë fletë votimi i përkasin shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.
Edhe pse në Greqi janë dërguar mbi 68 mijë zarfe me postë deri më tani kanë mbërritur afro 30 mijë fletë votimi në KQZ.
Numri të lartë i votuesve ka edhe nga shtetet si Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca.
Numrin më të lartë të votuesve sipas vendbanimit e kanë qarqet Tiranë, Fieri, Durrës e Elbasan.
Votat e diasporës po mblidhet në Parkun Olimpik Shqiptar, të cilat do të numërohen njëherësh me ato që hedhin zgjedhësit në Shqipëri.
Tv Klan