Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë kohë Partisë Bindja Demokratike deri mesditën e të hënës që të plotësojë me prova dhe fakte konkrete kërkesat e saj anikimore për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 41 bashki.

Bindja Demokratike kërkon hapjen e kutive të votimit me ankimet e bëra për procesin elektoral te 30 Qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore, ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Sipas kësaj force që drejtohet nga Astrit Patozi në këto zgjedhje ka pasur shtim fiktiv të numrit të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleateve të saj.

Tv Klan