Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për mandatin e lënë nga Tom Doshi për mandatin e fituar në zgjedhjet e vitit 2017.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në një mbledhje të zhvilluar mëngjesin e sotëm ka vendosur që mandati t’i kalojë të dytës në listën shumëemërore të qarkut Shkodër, Jetmira Rraboshta.

KQZ vendos dhënin e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të PSD në zonën e qarkut Shkodër, zonjës Jetmira Rraboshta“, tha Celibashi.

Kreu i KQZ me tej tha se  kundër këtij vendimi mund të bëhet apelim brenda tre ditëve në Kolegjin Zgjedhor.

PSD në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2017 ka arritur të marrë 1 mandat, por Tom Doshi pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 ka vendosur që të lërë mandatin aktual të deputetit që përfundon në Shtator dhe po ashtu të mos pranojë të bëhet ligjvënës për mandatin e ri 2021-2025./tvklan.al