Asnjë forcë politike nuk paraqiti pretendime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatet e zgjedhjeve të 25 Prillit për 11 qarqe, ndërsa më parë të njëjtën gjë e kishte bërë edhe për qarkun e Kukësit.

Sipas kësaj vendimmarrje rezultati nuk ndryshon dhe ndarja e mandateve mbetet e njëjtë me atë që është bërë publike më parë nga KQZ, ku PS fiton 74 deputetë, PD 59 deputetë, LSI 4 dhe PSD 3.

Gjatë mbledhjes asnjë prej subjekteve politike të përfaqësuara në KQZ nuk paraqiti pretendime mbi tabelat përmbledhëse të rezultateve.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi sqaroi gjithashtu edhe pretendimet për mospërputhjen e rezultateve për njësinë 10 të bëra publike nga KZAZ-ja dhe të dhënave të pasqyruara në faqen e KQZ-së.

Tashmë me këtë vendimmarrje të komisionerit, i hapet rruga subjekteve politike të cilat kanë 5 ditë kohë për të bërë ankimimet për rezultatet apo për të paraqitur pretendimet për parregullsi në procesin e zgjedhjeve.

Tv Klan