PS merr 152 mln lekë, PD përfiton 107 mln lekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Nga totali i 345 milionë lekëve, Partia Socialiste do të përfitojë rreth 152 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike përfiton rreth 107 milionë lekë.

Partia e tretë që merr më shumë fonde është Partia e Lirisë, 16 milionë lekë, ndërsa të tretët janë socialdemokratët me 12 milionë lekë.

KQZ me kërkesë të PD shtyu vendimin për raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e formularit të dekriminalizimit të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.

Tv Klan